TIRANË- Policia e Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-deputetin demokrat Myslim Murrizi me akuzën se nuk ka deklaruar në ILDKP 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”, nga 575 mijë euro transaksione në total për periudhën 2014-2019. Po cila është pasuria e deklaruar nga ish deputeti Murrizi dhe si reflektohen këto transaksione? Murrizi deklaron një vilë 3 kate, 305 m2, plus garazh 93 m2, me vlerë rreth 620 mijë USD, ndërtuar në vitin 2001.
Murrizi është pronar edhe i një shtëpie banimi 128 m2 në Durrës, me vlerë 21 milionë lekë ose rreth 210 mijë USD. Është gjithashtu pronar i 6 apartamenteve me sipërfaqe 662 m2 në Kavajë, përfituar si ortak i shoqërisë “Murrizi 2009”, me kontratë dhurimi. Deklaron se është pronar edhe i 5 njësive ndërtimore me sipërfaqe 414.3 m2 në Kavajë përfituar si ortak i shoqërisë “Murrizi 2009”, me kontratë dhurimi. Murrizi është gjithashtu pronar i disa tokave në Lushnje me sipërfaqe 4031 m2, 2600 m2, 1000 m2 dhe vresht 500 m2 dhe 32 m2.
Ish deputeti është gjithashtu pronar me 50 % i një shtëpi në Golem, me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 77 mijë USD, ndërsa bashkëshortja Shqiponja Ago është pronare e një toke me sipërfaqe 3200 m2 në Lushnjë. Ish deputeti ka edhe një makinë të tipit ‘Toyota Land Cruiser’ blerë në 2014, me vlerë 78 mijë euro, ndërsa bashkëshortja Shqiponja Ago ka makinë "Toyota Rav4" me vlerë 20 mijë euro.
Murrizi deklaron në vitin 2017 shumën 515 mijë euro ndarje fitimi si aksioner me 30 % në kompaninë ‘Justiniani i Parë’. Ish deputeti deklaron se e ka krijuar këtë pasuri nga të ardhurat nga paga, kreditë dhe sidomos nga kompanitë e tij. Murrizi është me 50 % pronar i kompanisë ‘Murrizi 2009’, themeluar në vitin 2003 dhe që ka si objekt veprimtaria ndërtimin, shitje karburantesh, restorante, lojëra për fëmijë etj. Ish deputeti rezulton me 50 % aksioner radio-televizionin kabllor ‘TV-BLU’, me adresë në Kavajë. Kompania është themeluar në vitin 2007, ndërsa Murrizi është bërë aksion në vitin 2012.
Shqiptaret mire e kane,shkojne pas horrave e pastaj qahen. Ngordhshin per buke sepse slihet furra ne dore te hajdutit
PërgjigjuPër tu habitur sa të sukseshëm jan kta politikan në biznese njēri më miljoner se tjetri. Po si ka mundësi që kta jan kaq të pasur në një koh kaq të shkurtër. Kur deri dje skishin brek në byth. Po pse mos të bëjn çef kur kan gjet ktë üopull debil e üopull kodosh komplet kok bosh. Fen ju luajn kur ky popull si mer zvar kta zvaranik.
Përgjigju