Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe dokumenti i vitit 2003 ku Donika Prela deklaron se banon me qira 

Pasuria e plotë e Donika Prelës/ Në 2003 ishte me qira, sot me disa shtëpi, transaksionet që i kushtuan shkarkimin nga detyra prokurores 'së fortë'

25 Shtator 2020, 14:55| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 20:04

  • Share

TIRANË- Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila u shkarkua sot nga detyra, në vitin 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, rezulton se jetonte me qera, me 14 mijë lekë në muaj. Katër vite më vonë, pra në vitin 2007, zonja Prela deklaron blerjen e një apartamenti 2+1, me sipërfaqe sipërfaqe 95.6 m2, ndodhur në rrugën Bajram Curri Tiranë, me vlerë 32 100 euro. Si burim, prokurorja deklaron një hua 15 mijë euro, ndërsa gjatë këtij viti të ardhurat nga paga e saj dhe e bashkëshortit rezultojnë rreth 15 mijë USD, ndërsa në vitin 2006 deklaron 10 milionë lekë të vjetra cash. Në vitin 2013, Donika Prela deklaron blerjen e 1 mijë metra katrorë tokë në Petrelë, me vlerë 350 000 lekë, shumë që është mbuluar, sipas saj, nga të ardhurat nga pagat.

Në 22 shkurt të vitit 2014, zonja Prela deklaron blerjen e një apartamenti në Durrës me sipërfaqe 59.2 m2, me vlerë 1 400 000 lekë. Në datën 11 dhjetor 2014, zonja Prela shtet një apartament me të njëjtën sipërfaqe, pra 59.2 m2 me vlerë 4 000 000 lekë. Në vitin 2015 deklaron pagën si prokurore në Durrës 1 126 548 lekë, pagën e bashkëshortit 758 387 lekë si dhe 2 650 euro shpenzime për pushime në Turqi. Në vitin 2016 prokurorja Prela deklaron një llogari bankare në emër të bashkëshortit me vlerë 4 500 758 lekë nga kursimet ndër vite, pagën e saj 1 195 108 lekë, pagën e bashkëshortit 813 517 lekë si dhe 500 000 lekë kursime

Dokumenti i vitit 2003 ku Donika Prela deklaron se banon me qira 

Në vitin 2017 deklaron 800 000 lekë cash kursime dhe rreth 700 000 lekë pagën e bashkushortit si përgjegjës sektori në Bankën e Shqipërisë, si pagën e saj. Në vitin 2018, ka blerë një apartament në Tiranë me sipërfaqe 135 m2 me vlerë 110 mijë euro. Si burim Prela deklaron 80.000 euro nga shitja e apartamentit të vjetër dhe 30.000 euro nga llogaria bankare. 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e plotë)

Po pse u shkarkua Donika Prela?
Ish-kryeprokurorja e Krimeve të Rënda u shkarkua pasi në vitin 2011 nuk ka deklaruar tëheqjen e 25 mijë eurove. Nuk justifikon një transaksion 1.7 milionë lekë, nga likujditetet bankare me vlerë 4.5 milionë lekë, nuk justifikon 1.5 milionë lekë. Gjithashtu, Prela u shkarkua pasi nuk jutifikon plotësisht burimin e parave për blerjen e apartamentit në 2007 me sipërfaqe 95.6 m2, ndodhur në rrugën Bajram Curri Tiranë. Për këtë apartament, të deklaruar 3.5 milionë lekë, Prela nuk mbulonte dot 2.8 milionë lekë. Vendimi i Kolegjit është i formës së prerë dhe për rrjedhojë Prela nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

( Kliko këtu ) Ankimimi i plotë për vendimin KPK të Donika Prelës

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durresi: 25/09/2020 17:40

    Me pak fjal,s bie ne sy fare qe keta i blejne apartamentet per dy byrek e nje dhalle dhe i shesin per qindra mijera euro... 14 milion apartament ne Dr ??? Ti sekuestrohen nq nuk i ka justifikuar

    Përgjigju
  • sapa: 25/09/2020 16:03

    Tallja me popullin dele vazhdon cdo dite.Keshtu eshte kur shqiptaret nuk jane ne gjendje te marrin armet ne dore dhe ti varin ne pemet e qyteteve te korruptuarit e panumert te ketij vendi kriminelesh!

    Përgjigju
  • hasai: 25/09/2020 15:27

    me sakte do te ishte prokurrores hajdute se per e forte ishte lesht e bubit, deshtoi ne te gjitha hetimet qe nisi

    Përgjigju
  • Sal: 25/09/2020 15:26

    Llumi & Llumi Co.

    Përgjigju
  • Qobani: 25/09/2020 15:22

    Evlad vetëm nji argument,a po shihni,ata që duan tjen pronar të pasunis,e kan vehten nën kontroll,kujdesën për shëndetin personal,e ruajn Hallallin,ata të cilët pranojn që pasunia tjet pranar i tij,jan tpa rahatushëm,kan shum probleme dhe shum fjalë

    Përgjigju
  • asl: 25/09/2020 15:21

    Ja e shkarkuan Pelen apo Prelen sekuestrim nuk ka? "universitet"(burg) nuk ka.Po te bejme te gjithe keshtu çbehet?Morina me dy pistoleta e lire,tjetrin e vrane se kishte kallash? A mund te sqaroje dikush cila eshte e verteta?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?