Pasuria ime? Rama: Kam qenë në emigracion, shtëpinë e kam deklaruar, fitoj për të jetuar

19 Dhjetor 2018, 12:49| Përditesimi: 19 Dhjetor 2018, 14:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Vlorë me studentët ka folur edhe për pasurinë e tij duke u kthyer përgjigje edhe akuzave të herë pas hershme të opozitës. Një student e pyeti kryeministri se ‘Ti ke deklaruar vetëm 2 mijë Euro pasuri, po shtëpinë si e ke bërë?’ Rama i cilësoi gënjeshtra akuzat, ndërsa sqaroi se si e kishte vendosur pasurinë. “Unë nuk kam deklaruar se kam vetëm 2 mijë euro kjo është gënjeshtër. Unë kam qenë emigrant dhe si emigrant, si të gjithë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion. E dyta, shtëpinë jo vetëm që është e deklaruar në cdo detaj, por edhe taksat i ka të gjitha të regjistruara. Mos u bëj si Saliu të keqen vëllai. Pasi në Vlorë mund të pranojmë ti nxjerrim sytë njëri tjetrit, por si të bregut jo si Saliu” tha Rama.

Një tjetër student e akuzoi kreun e qeverisë për udhëtime luksi, por Rama u përgjigj duke thënë se udhëtimet si artist i paguan nga shpenzimet e veta. “Cdo ministër dhe kryeministri e ka të ndaluar të bëjë pushimet jashtë vendi, meqë më fole për udhëtimet turistike. Është hera e parë në historinë e një shteti që dhuratat, që merr, nuk i merr kryeministri, por regjistrohen dhe ruhen në Kryeministri. Kur të iki nga kryeministria, kush do të vijë do të shikojë që aty kanë kaluar njerëz, kanë lënë dhurata dhe ato i përkasin popullit shqiptar.

Unë nuk bëj udhëtime turistike dhe në rastet kur udhëtoj për arsye të jetës time si artist, shpenzimet i paguaj vetë dhe jo shteti. Unë nuk lejoj në luks, ti mund të qeshësh sa të duash, kam një shtëpi në një vend, ku janë ndërtuar 400 mijë në 20 e ca vite dhe mbi të gjitha kush më njeh e di mirë se nuk jetoj për të fituar, por fitoj për të jetuar. Në këtë punë nuk jam për të bërë pasuri, por për të dhënë atë që mund të jap, që fëmijët e mi nesër të kenë një vend më të mirë, se do të kishin nëse nuk do të isha unë këtu dhe këtë do ta bëj. Shqipëria ka varfëri patjetër” deklaroi kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama takim me studentët në Vlorë: Tani 50% e tarifës paguhet nga shteti, ja si do veprohet vitin tjetër (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?