Pasuria e Gjin Gjonit, hyri i pastrehë në drejtësi dhe doli ‘sheik’, misteri i rezidencës 700 mijë € në Rolling Hills, Elona Çaushi 420 mijë € në xhep brenda vitit

24 Korrik 2020, 16:17| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 16:26

  • Share

Nuk konsiderohet rastësisht si fenomen. Gjin Gjoni, i cili në 17 korrik 2020 vendosi t’i japë fund karrierës së tij 27-vjeçare në drejtësi, duke dhënë dorëheqjen në prag të përballjes me Vetingun dhe në përfundim të lejes prindërore dy vjeçare, ka hyrë në drejtësinë shqiptare në vitin 1994 si i pastrehë. I pastrehë, pa makinë të tijën dhe pa para Gjin Gjoni figuron deri në vitin 2007. Në vitin 2008, në deklaratat e pasurisë së Gjin Gjonit shfaqet Elona Çaushi, bashkëshortja e tij e ardhshme, e cila pas lidhjes me Gjinin arriti me vendime gjykatash të dëbonte gjermanët, duke marrë nën kontrollon bizneset në Rinas. Elona Çaushi nxori jashtë loje edhe ish-burrin e saj, gjermanin Werner Mehlber, me të cilin ka bashkëthemeluar kompaninë që ka sot, ADFD.

Gjatë viteve 2019-2020, Elona Çaushi arriti të dëbonte nga Shqipëria edhe amerikanët, duke mbajtur nën kontroll ambientet Duty Free në Rinas, edhe pse kishte humbur tenderin dhe i mbaronte kontrata me TIA-n. Në vitin 2008, kur shfaqet Elona Çaushi, Gjin Gjoni blen një dyqan 30 m2, me vlerë 55 mijë euro, sipas tij me kursime dhe kredi. Në vitin 2010, Gjin Gjoni shet një makinë tip benz për 14 mijë euro, pjesë 50 %, ndërsa Elona Çaushi blen makinë tip benz 62 mijë euro. Gjin Gjoni kishte deklaruar një makinë tip benz në 2003, me vlerë 1.3 milionë euro, por nga verifikimet e ILDKPK ka rezultuar se ishe i vëllait. 

Në 2011, Elona Çaushi, deklaron 120 mijë euro nga zgjidhja e kontratës për një apartament në vitin 2008, por në 2008 nuk e ka deklaruar një gjë të tillë. Çaushi deklaron edhe 180 mijë euro nga shitja e një apartamenti tjetër. Nga kompania deklaron tërheqje borxhi 56 100 euro, rroga e saj 3 816 000 lekë dhe ndarje fitimi 17 299 390.45 lekë ose rreth 150 mijë USD. Gjithashtu, në vitin 2011, Elona Çaushi deklaron blerjen e një apartamenti rreth 480 mijë USD, ndërkaq Gjin Gjoni baht pronar me 50 % në kompanitë "Terra Toscana" dhe "Best By", ku gjysmën tjetër të aksioneve e ka zonja Çaushi. 

Në 2012, Elona Çaushi deklaron nga ADFD 41 447 euro rrogë, 220 mijë euro ndarje fitimi dhe 67 180 euro llogari në Strasburg. Ndërkaq, çifti blen edhe një dyqan me sipërfaqe 77, vlera 150 mijë euro. Gjin Gjoni deklaron edhe një kontratë sipërmarrjeje, (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshorten), kur thotë se nuk është bërë asnjë pagesë. Nga një dosje e ILDKPKI, rezulton se Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi, në vitin 2012, kanë nënshkruar një kontratë për të blerë një rezidencë në Tiranë me vlerë 700 mijë euro. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën kontratë. 

Por, për të justifikuar burimin e këtyre pasurive, ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë falsifikuar një kontratë shitjesh aksionesh në një kompani me vlerë 300 mijë euro, kur sipas ILDKP, realisht aksionet janë shitur për 70 000 lekë. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se shoqëria ‘ADFD’, në vitin 2007, pikërisht kur janë shitur aksionet, rezulton me humbje në vlerën mbi 45 000 000 lekë, fakt që shkon në favor të dyshimeve të fiktivitetit të veprimeve financiare të deklaruara në ILDKPKI nga Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi.

Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi deklarojnë se e kanë anuluar kontratën për vilën. Në 2016, nga anulimi i kontratës deklarojnë 411 276 euro lekë. Në vitin 2013, Elona Çaushi deklaron nga ADFD, me të cilën kontrollon dyqanet në Rinas, 7 632 643 lekë pagë ose rreth 68 mijë USD si dhe 13 200 000 lekë ndarje fitimi. Gjin Gjoni vijon të deklarojnë sistematikisht pagën si gjyqtarë rreth 1.5 milionë lekë në vit. Deklarojnë edhe 16 mijë euro nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. Gjatë këtij viti anulojnë kontratën e sipërmarrjes së vitit 2012 me vlerë 81 276 euro. 

Në vitin 2014, deklarojnë 24 mijë euro nga qiratë. Elona Çaushi deklaron nga ADFD tërheqje e dividentit 94 890 euro, tërheqje e dividentit 263 000 euro që i përket vitit 2013 dhe paga 63 000 euro. Pra, vetëm në vitin 2014, Elona Çaushi ka mbledhur nga ADFD 420 mijë euro. Gjatë këtij viti deklarojnë një kontratë sipërmarrje me vlerë 80 mijë euro etj. Në vitin 2015, deklarojnë 22 mijë euro nga qiratë, ndërsa Elona Çaushi deklaron 77 mijë euro pagën në ADFD si dhe 166 mijë euro ndarje fitimi. 

Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi deklarojë në 2015 një tjetër kontratë sipërmarrjeje me vlerë 100 mijë euro. Në këyë vit, Elona Çaushi i jep borxh kompanisë së saj, ADFD, 130 mijë euro. Pra, i jep borxh vetes me interes. ADFD ia kthen borxhin Elona Çaushi, plus 15 mijë euro interesa. Gjatë kësaj kohë Elona Çaushi vijon t’u japë para borxh me interes kompanive të tjera të saj. 

Në vitin 2016, deklarojnë se ka dhënë me qira një lokal, me vlerë 6 mijë euro. Elona Çaushi deklaron nga ADFD 10 402 000 lekë dhe 37 500 euro, si dhe të ardhura nga dividenti 14 457 429 lekë. Elona Çaushi deklaron edhe 2 729 231 lekë. të ardhura nga dividendi i shoqërisë 'Albcos Albanian Cosmetics' sh.p.k. Gjithashtu, në 2016 deklarojnë 411 276 euro të ardhura pas revokimit të kontratës për vilën tek Rolling Hills më dt. 13.05.2016, pjesa takuese 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten).

Elona Çaushi deklaron gjendje të llogarive dhe depozitave 35 988.27 euro, 4 109 934.6 lekë, 3 173 276.66 lekë, 158 428.28 dollarë, 411 565.3 euro, 6 273.39 euro, 10 597.76 euro. Në vitin 2017, Gjin Gjoni ka shituar makinën Benz Mercedez E Clas, në bashkëpronësi me zonjën Elona Çaushi, me vlerë 40 mijë euro. Zonja Çaushi deklaron disa llogari dhe depozita, me burim nga paga, shpërblime dhe divident nga kompani të ndryshme, konkretisht në vlerat 30 943 470 lekë 10 488 euro, 1 352 472 lekë, 156 778 lekë, 438 814 lekë, 15 mijë euro, 30 mijë euro,  2 466 euro, 47 euro si dhe cash 10 500 euro. 

Në një dosje të referuar në prokurori, ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi nuk justifikojnë deri në vitin 2014 një pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro. Deri më sot nuk ka një vendim të drejtësisë që të shprehet nëse pasuria e Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit është apo nuk është e ligjshme, por është e qartë tashmë se Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga drejtësia në prag të përballjes së Vetingut, në fokus të të cilit është pikërisht verifikimi i pasurisë.  

Komento

Komente

  • Loni: 25/07/2020 10:58

    O figure je I papare. Bravo te lumte... Keshtu ngrihet nje perandori se ndryshe ska... O ja fut njerit o tjetrit me te drejte ska lux... I papare urime!

    Përgjigju
  • heyyy: 25/07/2020 08:39

    po kto vilat tek rolling hills,kush i ka bere? kudh eshte ndertuesi?

    Përgjigju
  • Iris: 25/07/2020 03:17

    Kjo Elona ua paska dhene duart te gjitheve kur ia donte interesi:gjermaneve,burrit nr-1,amerikaneve,tani e ka rradhen Gjini se u shtrydh si limon.E me qe permendet ,Gjini ka nje problem te vogel:kompania e tij ,<<BEST BY>> ka te njejtin emer me <<Best BY>> nje dyqan amerikan qe shet mallra elektronike ne U.S.A.Kujdes Gjino se te hedhin ne gjyq thjesht per emrin e njejte!

    Përgjigju
  • vjosa: 25/07/2020 00:39

    ARRESTOJENI KETE PLEPIST DHE SEKUESTROJANI SHTEPI,,MAKINA, DHE LLOGARI BANKARE,,,ME KETO PARA TE NDERTOHEN SHKOLLA ,,CERDHE ,,KOPSHTE,,DHE QENDRA SOCIALE...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 24/07/2020 22:45

    Shteti ka heshtur se vete shteti dhe shtetaret tone Jane te lyer me m.t dhe kane frike me I hetu pasurine ketij mafiosi qe I boni leket duke konvertuar drejtesine me jodrejtesi. Turp dhe do jete nje zhgenjim I madh per shqiptaret n.q.s shteti nuk e heton pasurine e ketij monstre.

    Përgjigju
  • Kepi: 24/07/2020 21:33

    Verifikojani ketij barboni mire pasurine sepse ka marre vile ke kepi rodonit ka blere vile 700 mije euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?