Pas krerëve të politikës dhe institucioneve të drejtësisë, Report Tv sjell edhe ndryshime në pasurinë e drejtuesve të institucioneve të pavarura gjatë vitit 2020. Kryetari i KLSH, Arben Shehu, deklaron vetëm 1 milionë lekë pagë si të ardhura për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020, ndërsa ka kursyer 200 mijë lekë. Ndërkaq, Erinda Ballanca deklaron 2.4 milionë lekë pagë si Avokate e Popullit, 300 euro dieta, 8.7 mijë euro të ardhura nga qiraja e apartamentit dhe 15 mijë euro nga shitje kuotash të kompanisë E 4 Legal. Gjatë vitit 2020, Ballanca ka shlyer përfundimisht detyrimin për blerjen e një rezidence në fshatin e pasanikëve në Mullet me vlerë 451 mijë euro. Bëhet fjalë për një vilë 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, ku gjatë vitit 2020, ka shlyer këstin e fundit me vlerë 120 mijë euro.
Gjithashtu, Ballanca, ka shlyer këstin e fundit prej 5 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe të një garazhi, me vlerë 150 mijë euro. (SQARIM)Ballanca është pronare edhe një apartamenti në Vlorë 92.69 m2, pronare e pjesshme e një shtëpie në Tiranë, një tjetër apartamenti etj. Ndërkaq, të ardhurat nga pagat për vitin 2020 të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko janë rreth 136 mijë USD. Konkretisht, Sjeko deklaron 5.9 milionë lekë ose rreth 59 mijë USD pagën si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, 2.4 milionë honorare për mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH si dhe 5.1 milionë lekë ose rreth 50 mijë USD paga e bashkëshortes në një bankë.
Gjatë vitit 2020, bashkëshortja e Gent Sjekos, Elona Sejko, ka blerë një rezidencë në Himarë me vlerë 281 mijë euro, ku 270 mijë euro i ka marrë kredi, ndërsa pjesën tjetër nga të ardhurat nga paga. Zonja Sejko ka shitur edhe një makinë Audi A4 me vlerë 6.8 mijë euro, ndërsa deklaron 2 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti si dhe 164 mijë lekë të ardhura nga dy obligacione me vlerë 1.8 milionë lekë dhe 2 milionë lekë. Llogaritë e çiftit Sejko gjatë vitit 2020 janë shtuar me mbi 70 mijë USD.
Kryetarja e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Evgjeni Bashari, ka deklaron vetëm pagën 1.5 milionë lekë si dhe 234 mijë lekë honorare nga “Fundatia Kondrad Adenauer Stiftung”. Edhe kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri deklaron vetëm pagë rreth 1 milionë lekë. Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula deklaron 73 mijë USD shtesë në llogarinë bankare, 1.2 milionë lekë paga, 719 milionë lekë nga qiratë dhe 150 mijë lekë nga bono thesari dhe investime në obligacione.
Ndërkaq, kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Meta deklaron të ardhura nga 8 burime të ndryshme. Mete deklaron 2.7 milionë si kryetar i AMF, 565 mijë lekë si kryetar i bordit të AMF, 112 mijë lekë si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 625 mijë lejë si konsulent i Bankës Botërore, 141 mijë lekë si anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, 50 mijë lekë si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, 851 mijë lekë të ardhura nga konsulenca dhe 115 mijë lekë të ardhura nga obligacionet.
(Kliko këtu për të lexuar Gent Sejko, pasuria 2020)
(Kliko këtu për të lexuar Erinda Ballanca, pasuria 2020)
(Kliko këtu për të lexuar Ervin Mete, pasuria 2020)
(Kliko këtu për të lexuar Arben Shehu, pasuria 2020)
(Kliko këtu për të lexuar Gentjana Sula, pasuria 2020)
Kjo eshte tja japesh vetes bam... dmth. 6800 euro nga shitja e audit!!! Nuk e dija qe avokatet pjellin edhe audi.... O zot i madh, e thone pastaj ka shprese.
Përgjigju