Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela

Pasuritë që iu sekuestruan krimit në 2019, 40 milionë euro apartamente, makina, troje, njësi tregtare dhe llogari bankare

15 Prill 2020, 17:38| Përditesimi: 15 Prill 2020, 17:46

  • Share

TIRANË- Gjatë vitit 2019, me kërkesë të prokurorëve, gjykatat kanë vendosur sekuestrimin paraprak të pasurive të njerëzve të krimit me vlerë 40,411,022 euro. Janë sekuestruar apartamente banimi, njësi tregtare, garazhe, tokë truall, tokë arë, autovetura të llojeve e markave të ndryshme, vlerave monetare në valutë dhe në lekë dhe llogari bankare etj. Të dhënat reflektohen në raportin e prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, për zbatimin e një prej rekomandimeve kryesore të Kuvendit, i cili i kërkonte organit të akuzës për vitin 2019, zbatimin e drejtë dhe të njëllojtë të procedurave për hetimet pasurore.

Megjithatë, kryeprokurori Çela, pohon në raport se “bashkëpunimi ndërinstitucional me agjencitë e përfshira në zbatimin e ligjit antimafia nuk ka qenë në nivelin e duhur, si dhe ka pamjaftueshmëri të kapaciteteve për kryerjen e hetimeve pasurore për zbulimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria e krimit të organizuar, trafikimeve të paligjshme, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit e krime të rënda të tjera”.

Nëse të dhënat për sekuestrimin e pasurive janë pozitive, bilanci i konfiskimi të pasurive, me vendim gjykate, është zero. Gjatë vitit 2019, nuk është marrë asnjë vendim nga gjykata për konfiskim pasurie. “Në këtë periudhë, në zbatim të ligjit anti-mafia, prokuroria ka paraqitur në gjykatë 4 (katër) kërkesa për konfiskim të cilat janë në proces gjykimi, si dhe janë pranuar nga gjykata 9 (nëntë) kërkesa të prokurorisë për sekuestrim pasurie, ose krahasuar me vitit 2018 me rritje 28 % të kërkesave të pranuara nga gjykata për sekuestrime pasurore”, thuhet në raport.

Kjo ka qenë edhe një nga arsye se pse qeveria miratoi një akt normativ special, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve të forta ekonomike. Ndërkaq, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në periudhën Janar-18 Dhjetor 2019, ka regjistruar gjithsej 196 referime për hetime pasurore, përveç atyre të mbartura nga viti 2018, me synim që hetimi pasuror dhe sekuestrimi i aseteve kriminale të bëhet një mjet i dobishëm, për të luftuar këtë fenomen dhe nga ana tjetër të ndihmojë hetimin penal.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shumica e Bizneseve jane te Imolikuar me Korruption..!: 15/04/2020 23:33

    Nderkohe dhe Arka e Shtetit forcohet,,nese Ju futen me themele te gjithave Aktrve_Dekumentave te Biznesmeneve te njohur. ! Veshtire te behet nje pastrim rrenjesore !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?