Ilir Meta, në dekretin e tij presidencial për të anuluar zjedhjet e 30 qershorit, por edhe analistë opozitarë në panelet televizive, përmendin si mbështetje dhe precedent ligjor të anulimit të “lojës zgjedhore”, pikërisht rastin e cilësuar si shtyrja e zgjedhjeve vendore të vitit 2007, apo i ashtuquajturi “precedent i certefikatave”.
Edhe presidenti Meta në deklaratën e tij të hënë, tha se mbështetet për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve, në precedentin “Moisiu” të itit 2007.
Por ai rast nuk përbën fare precedent për të mbështetur ç’dekretimin, por është një rast i pastër që e kundërshton kategorikisht ç’dekretimin.
Po si qëndron e vërteta?
Opozita socialiste në atë kohë hodhi dyshimin pas disa rasteve të denoncuar në media, se certefikatat falsifikoheshin nga struktura të qeverisë, për të bërë të mundur votimin e një njeriu nga dy a tre herë, me dokumente të ndryshëm.
Ajo kërkoi garanci ligjore për identifikimin e personave, duke hequr mundësinë e pajisjes me certefikatë të posaçme zgjedhësve në mënyrë abuzive.
Për këtë u ndryshua në themel Kodi Zgjedhor, madje edhe u ndryshua Kushtetuta e Republikës.
Sa për dijeni, në atë ndryshim, mandati i krerëve të bashkive dhe këshilltarëve bëhej nga 3 vjet, siç kishte qenë, në 4 vjet.
Me një fjalë kishte ndryshime thelbësore dhe sasiore të përbërjes së KQZ-së dhe KZAZ-ve.
Por të vijmë tek pika kyçe.
Presidenti i atëhershëm i Republikës dhe dy këshilltarët e tij: ai politik, Afrim Krasniqi, si dhe ai juridik, Artur Metani, shfaqën problemin ngërç se presidenti nuk mundej të ç’dekretonte një datë zgjedhjesh, e cila ishte dekretuar më parë, pra në dhjetori të vitit 2006.
Pas negociatave me palët, u vendos që në Kodin Zgjedhor të miratuar në ditët e para pas vitit të ri, të vendoset një dispozitë kalimtare e posaçme, e cila i jep mundësi presidentit të dekretojë një datë të re zgjedhjesh vendore vetëm për atë periudhë.
Ja ç’thotë dispozita ligjore:
“Për zgjedhjet vendore të vitit 2007, presidenti i Republikës, pavarësisht nga përcaktimet e bëra në nenin 7 pika 8 të këtij Kodi, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ricakton datën e zhvillimit të zgjedhjeve, jo më vonë se data 20 shkurt 2007”.
Pra është Parlamenti, dhe jo presidenti, që ka ndërhyrë në legjislacion, jo me dekret, por me Kodin Zgjedhor që është ligj që miratohet me 3/5-at e votave dhe i jep mundësi presidentit për të ndërhyrë, vetëm në rastin e përcaktuar qartë dhe prerë në ligj.
Që do të thotë, nëse përdoret si precedent rasti i vitit 2007, ai ndalon pikërisht Ilir Metën të prekë datën e zgjedhjeve pa një ligj të posaçëm nga Kuvendi.
Kjo, sa për anën formale, se konteksti ishte krejt i kundërt.
Presidenti i atëhershëm Alfred Moisiu, nuk bëri dekret pa arritur një marrëveshje konsensuale jo thjesht me PD e PS, por me të gjitha partitë parlamentare, pra dhe të voglat, për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe miratuar garancitë që kërkonte opozita.
Mbahet mend nata e famshme kur Moisiu nuk i la të dalin krerët e partive pa arritur një akord, duke i imponuar përveç të tjerave edhe menunë e darkës, që ishte pica me katering e jo salltanetet luksoze të politikanëve tanë.
Pas kësaj, më 14 janar 2007, presidenti Moisiu dekretoi datën e re të zgjedhjeve, i cili në titull shfuqizonte datën e mëparshme, por në objekt nuk ç’dekretonte datën, por vetëm caktonte datën e re.
Aq më shumë, presidenti Moisiu, në dekretin e tij, mbështetej pikërisht në ligjin ku Parlamenti i bënte të mundur nxjerjen e dekretit…
Na hapi barkun ky palo president qe kerkon me doemos vemendje,ka 4 muaj qe ndjek protestat nga zyra e presidentit per turpin e tij e te fallxhores Mona,eshte koha ta lesh ate post te marre pa merite,ata qe duhet te zhduken nga kjo politike e coroditur keqas jane Ilir Meta,Sali Berisha,Monika Kryemadhi e Lul Basha,te kepusin qafen keta sharlatane bandite e kriminele qe jane bashke per shkaterrimin e ketij vendi.
PërgjigjuE more vesh like Floriri se si ka qene puna??? (jo se ti nuk e di ,por si i djallezuar qe je,perpiqesh te peshkosh ne ujera te turbullta dhe ti interpretosh faktet si te interesion ty,tet shoqeje dhe Berishes e Co.Kerkon te besh puc konstitucional dhe te shkelesh kushtetuten,te cilen e ke shkelur me te dyja kembet,por dole zbuluar dhe...e meriton te vesh atje ku e ke vendin!
Përgjigju