Receta

Patate furre me krem dhe djathë nga zonja Albana

20 Qershor, 11:30| Përditesimi: 20 Qershor, 11:32

  • Share

Patate furre me krem dhe djathë

Përbërësit:

  • 5-6 patate të mëdha
  • 300 ml pana
  • 1 gotë qumësht
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 150 gr djathë i fortë i grirë
  • Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim patatet shumë hollë. Fërkojmë fundin dhe anët e tavës me hudhër të shtypur dhe e lyejmë me gjalpë. Vendosim patatet në shtresa në tavë, çdo shtresë e spërkasim me pak kripë dhe piper. Në një tenxhere ngrohim qumështin me panën, hudhrën dhe pak arrë moskat. Më pas e hedhim qumështin sipër patateve që të mbulohen mirë. Në fund e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 45–55 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.

Këshilla nga Albana: Për shije më intensive, mund të përdorësh përzierje djathrash: parmigiano, mozzarella ose emmental. Shërbehet si garniturë për mish, por është perfekte edhe si pjatë më vete me sallatë të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?