Patate furre me miks erëzash nga zonja Albana

31 Janar, 12:05| Përditesimi: 31 Janar, 12:07

  • Share

Patate në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 1 lç kripë, piper i zi
  • 1 lç piper i kuq i ëmbël
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 3 lgj djathë kaçkavall të fortë
  • 3 lgj bukë e thërrmuar
  • 1 lç pluhur hudhre
  • Rozmarinë

Për salcën shoqëruese:

  • 100 ml kos
  • 1 lgj majdanoz i thatë
  • Piper i zi

Përgatitja:

Presim patatet në gjysmë hëne dhe i vendosim në nje tas ku shtojmë ujë të nxehtë me kripë. Më pas largojmë ujin, thajmë patatet me letër dhe shtojmë erëzat. Në një tavë me letër pjekje vendosim patatet për t’i pjekur në furrë në 200 gradë. Aromatizojmë pak kos me piper të zi dhe majdanoz të thatë dhe servirim patatet e pjekura në furrë. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?