Patate furre
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 400 gr mish të grirë
- 2 qepë të thata
- 1 thelpi hudhër
- 1 lgj gjalpë
- 1 karrotë
- 3 vezë
- 300 ml qumësht
- Djathë të grirë kaçkavall
- ½ tufë majdanoz
- Piper i zi, piper i kuq
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Presim patatet në rondele, i shtrojmë në një tavë të rrumbullakët njëra mbi tjetrën. Në një tenxhere shtpjmë qepën e prerë mesatarisht e kaurdisim me vaj, shtojmë mishin e grirë, hudhrën, duke kaurdisur për 5 minuta, shtojmë salcën, kripë, piper, piper I kuq, salcën, karrotën i lëmë të ziejë derisa të kemi zbutjen e mishit të grirë. Këtë masë, e shtojmë sipër patateve në një tas tjetër shtojmë vezët, qumështin, të rrahura mirë me njëra-tjetrën. Kur kemi unfikimin e masës, e shtojmë sipër shtresës së mishit të grirë, e spërkasim me djath kackavall e fusim në furrë në 180 gradë për 45-50 minuta.