Patate furre të shuara në birrë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 250 ml birrë
- 2 lgj mustardë
- Lëngu i 2 limonave
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon
- Sallam pikant
Përgatitja:
Patatet i presim në gjysëmhëne, i spërkasim me kripë, piper dhe rigon. Mustardën e trazojmë me vajin e ullirit dhe me lëngun e limonit. E shtojmë tek patatet duke i trazuar dhe masazhuar mirë me duar në mënyrë që të marinohen sa më mirë. Hedhim në një tavë të gjithë sasinë e birrës, shtojmë patatet e marinuara dhe sallamin e prerë në feta të trasha. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 40 minuta të mbuluar me një letër alumini. Më pas largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim tavën në furrë dhe për 20 minuta të tjera.