Patate në furrë me shtrat salce të bardhë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- Kripë dhe piper i zi
- Pak rigon ose trumzë
- Për salcën e bardhë:
- 50 gr gjalpë
- 50 gr miell
- 500 ml qumësht i ngrohtë
- Kripë dhe piper i bardhë sipas shijes
- Një majë luge arrë moskat
- 100 gr djathë kaçkavall
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla. I lëme në ujë të ftohtë për 10-15 minuta që të largohet amidoni dhe të bëhen më krokante. Më pas i kullojmë dhe i thajmë me një pecetë. Në një tenxhere shkrijme gjalpin në zjarr mesatar, shtojmë miellin dhe e përziejmë vazhdimisht për 1–2 minuta derisa të marrë një ngjyrë të lehtë të artë. Shtojmë qumështin gradualisht, duke e përzier vazhdimisht që të shmangim formimin e kokrrizave. Shtojmë kripën, piperin dhe arrën e moskatit. Vazhdojmë përzierjen derisa salca të trashet dhe të bëhet e lëmuar. Lyejmë një tavë pjekjeje me pak vaj ulliri ose gjalpë. Shtrojmë një shtresë të hollë salcë të bardhë në fund, vendosim një radhë patate, i kriposim pak, shtojmë piper dhe erëza sipas dëshirës (rigon ose trumzë). Përsërisim procesin derisa të mbarojnë patatet, duke përfunduar me një shtresë salce. Në fund e sperkatim sipërfaqen me pak djathë të grirë për një kore të artë dhe krokante. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C dhe e pjekim për rreth 40–45 minuta.
Komente
