Patate role me proshutë dhe djathë nga zonja Albana

2 Maj 2023, 11:50| Përditesimi: 2 Maj 2023, 11:53

  • Share

Patate role me proshutë

Përbërësit:

  • 800 gr patate
  • 2 kokrra vezë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 gr proshutë
  • 200 gr djathë i butë
  • 60 gr djath i grirë i fortë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Patatet pasi i kemi zjerë i shtypim mirë, i vendosim në një tas ku shtojmë kripën, piperin, vezët, hudhrën e shtypur, majdanozin dhe djathin e grirë. Brumin e patateve e hapim në sipërfaqen e një letre kuzhine duke shtrirë në sipërfaqen e saj proshutë dhe djathë të butë. E mbledhim duke e bërë role. E spërkasim me djathë të grirë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?