Patate të vogla në tigan me gjalpë
Përbërësit:
- 500 gr patate të vogla
- 2-3 lugë gjelle vaj
- Hudhër e grirë ose pluhur hudhre
- Kripë, piper i zi
- Pak gjalpë
Përgatitja:
Ziejmë patatet për 10-12 minuta derisa të zbuten pak, por jo plotësisht. I kullojmë dhe i thajmë lehtë. Në një tigan të madh, nxehim vajin dhe shtojmë patatet. I skuqim në zjarr mesatar duke i rrotulluar vazhdimisht derisa të marrin një ngjyrë të artë kafe. Shtojmë kripën, piperin, hudhrën dhe në fund pak gjalpë për një aromë më të thellë.
Komento
Komente
