Veri-Jug sjell reportazhin premierë ‘Patatet e Divjakës’.
Personazh i reportazhit Josif Gorrea, kreu i bashkisë Divjakë dhe fermeri i vogël Dhimitër Kurti i cili ka mbjellë mbi 40 dynym patate të farës holandeze dhe gjatë shkuljes së patates së re pret të marrë prodhim të lartë që do ta çojë në tregun e brendshëm, kryesisht në Tiranë dhe në Kosovë.
Dhimitri ka punësuar edhe disa banorë të fshatit duke ndihmuar në përmirësimin e ekonomisë së familjeve të tyre.
Dhimitri, i diplomuar për hortikulturë, flet për punët e stinës. Kryesisht për shkuljen e patates në arat e familjes, ku rendimenti i prodhimit është i lartë. Eksporti i patates në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje, Serbi dhe disa vende të Europës.
Kryebashkiaku Gorrea flet për mbështetjen që pushteti vendor i jep fermerëve në përmirësimin e infrastrukturës, vënien në punë të kanaleve kulluese dhe vaditëse si dhe mbështetjen e fermerëve për zhvillimin e agroturizmit në Divjakë.
MOS NDERTONI SHTEPITE DHE PALLATET NE FUSHA BUKE O HAJVANE KATUNAR,,BEJINI NE KODRA DHE MBAJENI FUSHEN PER TE MBJELLE...SEPSE KEMI PAK TOKA BUKE...
Përgjigju