Në Shishtavec ka nisur sezoni i vjeljes së patates.
Fermeri Jelen Hoxha bashkë me familjen po bëjnë shkuljen e patates në parcele me mjete mekanike. Vitin e kaluar toka prodhoi një patate gjigante me peshë 2 kg e 240 gr por që këtë vit nuk mundi ta prodhonte. Ai tregon se thatësira e zgjatur e këtij viti ka bërë që të marrë më pak prodhim.
“Ky vit është më i dobët në rendiment apo prodhim. 2 muaj ditë nuk ka rënë një pikë shi që është baza e prodhimit të patates”- tha fermeri Jenel Hoxha.
Jeleni tregon se këtë vit nga 1 ha tokë pret që të marrë rreth 12 kuintal patate për treg dhe farë ndërkohë që që problem sipas tij është se tregu nuk preferon pataten e vogël, edhe pse ka vlera ushqimore.
“Në botë tregtohet por në Shqipëri është koncepti që nuk tregtohet patatja e vogël”- vijoi fermeri.
Prodhimi i pakët i patates sivjet do të sjellë dhe çmim të shtrenjtë për konsumatorin.
“Me rritjen e çmimit të patates do të ndikojë. Çmimin në krahasim me tregun e kam të lirë kur vjen ndonjë shok , ndonjë dashamirës”- tha ai.
Aktualisht fermerët e shesin pataten me çmim shumice 60 lek për kg, ndërsa në tregun e pakicës shkon nga 80 deri në 100 lek për kg.
Kjo kulturë vitet e fundit po ndeshet me shumë sfida si, mungesa e kanaleve vaditëse, makinerive bujqësore e deri tek largimi i të rinjve nga fshati por edhe mungesa e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë.
“Shteti për bujqësinë në Shishtavec nuk ka subvencionuar, ndërsa në drejtim të blegtorisë ka subvencionuar.”- vijoi fermeri.
Një vit më parë në Shishtavec të Kukësit u prodhuan 4 mijë ton patate. Për shkak të uljes se sipërfaqes së mbjellë dhe faktorëve klimaterik këtë vit prodhimi i pritshëm është 3 mijë e 500 ton. Ndërsa për nga cilësia patatja e Shishtavecit që kultivohet në lartësinë 1400 metra, zë vendin e parë në rajon.
Shish*tavec injorantë.
Përgjigju