Patëllxhanë furre me mish të grirë dhe salcë të kuqe nga zonja Albana

20 Prill 2023, 11:24| Përditesimi: 20 Prill 2023, 11:25

  • Share

Patëllxhanë furre me mish të grirë dhe salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 1 qepë të grirë
  • 250 gr mish i grirë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 lgj salcë domate
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Vaj për skuqje
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq
  • Domate qershi
  • Djathë të grirë

Përgatitja:

Patëllxhanëve u pastrojmë lëkurën një po një jo, i presim në rrethore të trasha dhe i skuqim derisa të zbuten. Pjesën e mesit e ngacmojmë me lugë derisa të bëhet një gropë e vogël.

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim mishin e grirë sikurse dhe qepën e grirë hollë. Shtojmë salcën e domates dhe specat të prerë në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Me kimën e përgatitur mbushim patëllxhanët, sipër mbushjes vendosim domate qershi dhe djathë të grirë. E vendosim tavën me patëllxhanë në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?