Patëllxhanë furre me pure patate dhe kimë
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 500 gr mish i grirë viçi
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 2 qepë
- 2 domate
- 6 patate
- 100 gr gjalpë
- 150 ml qumësht
- 200 gr djathë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper, arrë moskat
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim patëllxhanët në feta. I vendosim në ujë me kripë për 30 minuta, pastaj i kullojmë. I vendosim në një tavë me letër pjekjeje, i spërkatim me kripë dhe vaj ulliri dhe i pjekim në furrë në 200°C derisa të zbuten. Në një tigan kaurdisim qepën në vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim mirë. Shtojmë domatet, kripën, piperin dhe majdanozin, dhe e gatuajmë derisa të përthithet lëngu. Ndërkohë përgatisim patatet, pasi i kemi zier i shtypim sa janë ende të nxehta. I përziejmë me gjalpin, kripën, arrën moskat dhe qumështin derisa të bëhen kremoze. Montojmë përbërësit në tavë duke vendosur fillimisht patëllxhanët e pjekur, kimën dhe më pas purenë e patateve. E spërkatim sipër me pak djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në 200°C, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Komente
