Patëllxhanë me kos dhe hudhra nga zonja Albana

5 Maj 2023, 11:34| Përditesimi: 5 Maj 2023, 11:36

  • Share

Patëllxhanë me kos dhe hudhra

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 600 ml kos
  • 1 tufë koper
  • Vaj ulliri
  • Uthull rrushi
  • Kripë, piper   

Përgatitja:

Pasi i kemi larë patëllxhanët, i presim në shirita ose në rrethore dhe i skuqim sa të marrin ngjyrë të artë. Përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vajin e ullirit, uthullën e rrushit, kripën dhe piperin. Shtojmë tek kosi patëllxhanët dhe i vendosim në frigorifer për t’a konsumuar të ftohtë, servirur me pak kopër të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?