Patëllxhanë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 6 patëllxhanë
- 2 thelpinj hudhër
- 800 ml kos
- Vaj ulliri
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë patëllxhanët, i presim në shirita ose në rrethore dhe i skuqim sa të marrin ngjyrë të artë. Përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vajin e ullirit, kripën dhe piperin. Shtojmë tek kosi patëllxhanët dhe i vendosim në frigorifer për t'a konsumuar të ftohtë.
Komento