Patëllxhanë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
4 patëllxhanë mesatarë
2 thelpinj hudhër
400 ml kos i trashë
5-6 lgj vaj ulliri
1 lugë çaji piper i kuq
Kripë dhe piper i zi
Koper e freskët
Përgatitja:
Lajmë patëllxhanët, i presim në shirita ose në rrathë të hollë. I skuqim në vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë. Në një tas përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Pasi patëllxhanët të jenë ftohur pak, i shtojmë tek kosi dhe i përziejmë ngadalë që të mbulohen mirë me salcën. I vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta - 1 orë dhe i shërbejmë të ftohtë si antipastë ose garniturë.
Komente
