Receta

Patëllxhanë me salcë dhe djathë në furrë nga zonja Albana

18 Korrik, 11:31| Përditesimi: 18 Korrik, 11:33

  • Share

Patëllxhanë me salcë dhe djathë në furrë

Përbërësit: 

  • 1 kg patëllxhanë të gjatë
  • 500 ml salcë domatesh
  • 300 gr djathë mozzarella
  • 100 gr djathë parmixhano
  • 1/2 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 tufë borzilok
  • Vaj ulliri
  • Vaj për skuqje
  • Kripë, piper
  • Pak miell
  • Vezë sipas dëshirës

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në feta të gjata dhe të holla (rreth 0.5 – 1 cm). I kriposim dhe i lëmë për 30 minuta që të lëshojnë ujin. I shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Më pas i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë (ose i pjekim në furrë për një version më të lehtë). Në një tigan, skuqim qepën dhe hudhrën me pak vaj ulliri. Shtojmë salcën e domates dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta me pak kripë, piper dhe gjethe borziloku. Në fund të tavës vendosim një shtresë salce, një shtresë patëllxhanësh, mozzarella dhe pak parmixhano. Përsërisim 2-3 herë shtresat, duke përfunduar me salcë dhe parmixhano sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta. E lëmë të ftohet pak përpara se ta shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?