Patëllxhanë me salcë kosi dhe djathra nga zonja Albana

10 Korrik 2023, 11:28| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 11:31

  • Share

Patëllxhanë me salcë kosi dhe djathra

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 200 gr salcë domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 100 djathë i butë pice
  • 1 domate

Për salcën:

  • 1 gotë kos
  • 1 vezë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Patëllxhanët i lajmë dhe i presim në feta të gjata. I vendosim në ujë me uthull, më pas i thajmë me pecetë dhe i skuqim me vaj bimor. Tavën e lyejmë me salcë domate, vendosim një shtresë me patëllxhanë, e spërkasim me salcë dhe djathë të bardhë. Vazhdojmë sërish me një ose dy shtresa të tjera me patëllxhanë. Në fund përziejmë kosin me vezët, kripën dhe piperin e kuq.

E shtrojmë salcën e bardhë mbi shtresat me patëllxhanë. Domaten e presim në feta rrumbullake, e vendosim mbi salcë, e spërkasim me pak djathë dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë derisa salca të marrë faqe dhe të mpikset.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?