Patëllxhanë me speca, domate dhe erëza
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë të gjatë
- 2 lugë vaj luledielli
- 2 speca të hollë
- 1 qepë mesatare
- 3-4 lugë vaj ulliri
- 1 karotë
- 6 thelpinj hudhër
- 4 gjethe dafine
- 3 degë borzilok
- 3 degë kopër
- 2 domate të qëruara
- 1 lugë e vogël kripë
- 1 majë lugë sheqer
- ½ filxhan verë e kuqe
- 12 kokrra piper i zi
- 2 lugë gjelle stika pishe
Përgatitja:
Qërojmë lehtë patëllxhanët në shirita, i ndajmë në rriska dhe i lëmë pak në ujë me kripë. I shtrydhim dhe i skuqim lehtë. I vendosim në letër kuzhine që të thithin vajin. Në një tigan tjetër, kaurdisim qepën në vaj ulliri. Shtojmë karotën në kubikë, hudhrën, dafinën, borzilokun dhe koprën. Shtojmë domatet e prera, kripën, sheqerin dhe verën. Hedhim patëllxhanët, kokrrat e piperit dhe stikat e pishës. I lëmë të ziejnë për 7–8 minuta.
Komento
Komente
