Patëllxhanë me speca të kuq
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë të gjatë
- 1 filxhan kafe vaj ulliri
- 1 gotë verë e kuqe
- 1 lugë çaji kripë
- 4 speca të kuq
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë çaji bukë e thekur e grirë
- 1 lugë gjelle lëng limoni ose uthull
- 4 lugë gjelle djathë i bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qërojmë me thikë në rripa patëllxhanët duke lënë disa shirita lëkure. I ndajmë përgjysmë dhe i lëmë në ujë me kripë për rreth 20-30 minuta. Në një tigan ngrohim vajin dhe skuqim patëllxhanët, duke i mbuluar që të zbuten. Shtojmë verën e kuqe dhe i heqim nga zjarri kur të zbuten plotësisht. Ndërkohë pjekim specat në furrë në 200°C. Më pas u heqim lëkurën dhe farat, i presim në shirita. Në një enë përziejmë specat me bukë të thekur, vaj ulliri, lëng limoni (ose uthull), kripë. Hudhrat i qërojmë dhe i shtypim. I përziejmë të gjitha mirë. I vendosim patëllxhanët në pjatë, i mbulojmë me përzierjen e specave dhe sipër vendosim hudhrat. Në fund shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar dhe pak bukë të thekur.
Komente
