Patëllxhanë me vezë dhe djathë në furrë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë mesatarë
- 3 vezë
- 200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2-3 lgj qumësht ose kos
- 1 dorë majdanoz i freskët
- 1 thelpi hudhër (opsionale për aromë)
- Kripë, piper sipas dëshirës
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët, i presim në feta ose në kubikë mesatarë dhe i skuqim lehtë në tigan me pak vaj ose i pjekim në furrë për 15 minuta në 200°C me kripë dhe pak vaj ulliri. Rrahim vezët me pak kripë, piper dhe nëse dëshirojmë, pak qumësht apo kos. Shtojmë djathin e thërrmuar dhe i përziejmë mirë. Në një tavë të lyer me pak vaj, shtrojmë patëllxhanët. Hedhim sipër masën me vezë dhe djathë, e spërkatim me majdanoz të grirë dhe hudhër nëse dëshirojmë më shumë shije. E vendosim tavën në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe masa të mpikset.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shtosh edhe domate të grira apo pak qepë të skuqur për shije më të pasur. Shkon shumë mirë me bukë misri ose një sallatë të freskët.
Komente
