Patëllxhanë role me gjizë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë të mëdhenj
- 250 gr rikota ose gjizë e trashë
- 1 kokërr vezë
- 100 gr djathë mocarela
- 50 gr djathë parmixhano
- 1-2 lgj majdanoz ose borzilok
- 1 thelpi hudhër
- 300 ml salcë domatesh
- Pak vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim patëllxhanët në feta të holla për së gjati, i vendosim në tavë mbi letër furre, i lyejmë me pak vaj ulliri e kripë dhe i pjekim në furrë në 200°C për 10-15 minuta derisa të zbuten pak. Në një tas përziejmë rikotën, vezën, mocarelën e grirë, djathin parmixhano, majdanozin (ose borzilokun), hudhrën dhe pak kripë e piper. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë homogjene. Mbi fetat e patëllxhanit vendosim një lugë mbushje në njërin skaj dhe i rrotullojmë në formë roleje. Në një tavë pjekjeje vendosim një shtresë të hollë salce domate. Vendosim roletë e mbushura, hedhim pak salcë mbi to dhe në fund i spërkatim me pak mocarela. E vendosim tavën në furrë në 190°C për 20-25 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Shërbejini të ngrohta me një sallatë jeshile ose bukë të thekur me hudhër.
Komente
