Patëllxhanë role me salcë domate dhe djathë nga zonja Albana

7 Qershor 2023, 11:54| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 11:57

  • Share

Involtini me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 100 gr mocarela
  • 500 ml salcë domate
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 4 patëllxhanë
  • 1 domate e pjekur
  • 10 gjethe borziloku
  • 1 lugë rigon
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët dhe presim 10 feta përsëgjati me trashësi gjysmë centimetri. I kriposim dhe i lëmë të kullojnë për rreth një çerek ore, derisa të kenë humbur të gjithë lagështirën. Ndërkohë mocarelën e presim në kubikë të vegjël.

Thajmë patëllxhanët dhe i pjekim në skarë për disa minuta nga të dyja anët. Më pas çdo fetë patëllxhani e mbushim me një lugë pure domate, disa kubikë mocarela, disa copa domate të freskëta, piper të sapo bluar, rigon dhe pak kripë. I mbështjellim roletë e patëllxhanit, i spërkasim me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe borzilok dhe i shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?