Patëllxhanë të mbushur me mish pule
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë
- 3 lgj vaj
- 400 gr mish pule
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 1 degë rozmarinë
- 10 domate qershi
- 1 tufë majdanoz
- Djathë të grirë
- Salcë barbeque
- Fara susami
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pjekim patëllxhanët në furrë. I hapim në mes dhe vendosim djathë kaçkavall. Në një tigan kaurdisim qepën e grirë, më pas filetot e pulës të prera në kubikë të marinuara me kripë, piper, salcë barbeque dhe susam. E lëmë rreth 5 minuta të gatuhet dhe me këtë masë mbushim patëllxhanët. I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta, sipër shtojmë domatet e prera dhe majdanoz të grirë.
Komento