Receta

Patëllxhanë të mbushur me perime dhe djathë nga zonja Albana

4 Shtator, 12:14| Përditesimi: 4 Shtator, 12:15

  • Share

Patëllxhanë të mbushur me perime dhe djathë

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 1 domate e madhe
  • 1 spec i kuq
  • 80 gr djathë i bardhë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 majë luge rigon
  • Kripë, piper
  • Djathë kaçkavall për sipër
  • Spec djegës sipas dëshirës
  • Majdanoz për servirje

Përgatitja:

Presim kapakët e patëllxhanëve, hapim brenda tyre një zgavër dhe bëjmë prerje të lehta në brendësi. Shtojmë pak kripë, vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta. Më pas heqim me një lugë tulin e brendshëm dhe e hedhim në një tas ku shtojmë domaten e grirë, specin e kuq, specin djegës, hudhrën e grirë, djathin e bardhë, vajin e ullirit, kripën, rigonin dhe piperin. I përziejmë mirë dhe me këtë masë mbushim patëllxhanët. Bëjmë një spërkatje mbi mbushje me djathë kaçkavall dhe e vendosim tavën në pjekje për 15–20 minuta në 200°C.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?