Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana

25 Nëntor, 11:38| Përditesimi: 25 Nëntor, 11:39

  • Share

Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce

Përbërësit:

  • 5-6 patëllxhanë
  • 200 gr karrota
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 degë selino
  • 4 thelpinj hudhër
  • Vaj për skuqje

Për salcën:

  • 1 kg domate të grira në rende
  • 1 lgj salcë e koncentruar domate
  • 1 shkop kanelle
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Largojmë lëkurat e patëllxhanëve, i presim në tre pjesë, por jo deri në fund dhe i spërkasim me kripë dhe piper. Në një tas bashkojmë karrotën, majdanozin dhe hudhrat. Lajmë patëllxhanët, i shtrydhim me duar aq sa të largohet uji, i mbushim me masën e karrotës dhe i lidhim me spango. I skuqim në vaj të bollshëm. Përgatisim salcën në vajin që skuqëm patëllxhanët. Kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë domatet e grira, salcën koncentrat, kanellën dhe erëza sipas dëshirës. Në fund shtojmë dhe patëllxhanët që të gatuhen bashkë për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?