Patëllxhanë të mbushur
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 1-1,5 kg patëllxhanë të vegjël
- 1 qepë mesatare
- 1 karotë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 4 domate
- 1/2 tufë majdanoz
- Disa speca djegës
- Piper i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët duke shtuar pak kripë dhe spec të kuq pluhur. Më pas shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël dhe 1½ gotë ujë të nxehtë. E lëmë mishin të ziejë në zjarr të ulët derisa të zbutet. Në fund shtojmë një karotë të kaluar në rende, majdanozin e grirë, kripë, piper dhe i lëmë të gatuhen 5 minuta. Ndërkohë skuqim patëllxhanët nga të gjitha anët në vaj të nxehtë, derisa të zbuten pak. I presim në mes për së gjati dhe i mbushim me harxhën e përgatitur. I vendosim në një tavë, hedhim pak ujë dhe mbi mbushje vendosim nga një rreth domateje dhe pak gjalpë. Vendosim dhe speca djegës sipas dëshirës dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius.