Patëllxhanë të pjekur me niseshte, erëza dhe susam
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë mesatarë
- 2-3 lugë niseshte
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë gjelle fara susami
- 1/2 lugë çaji kripë
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 1/2 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
- 1/2 lugë çaji hudhër pluhur
- Pak rigon ose trumzë të thatë
Përgatitja:
Lajmë dhe presim patëllxhanët në shirita të hollë, rreth 1 cm trashësi. Mund t’i lëmë me pak kripë për 15 minuta që të lëshojnë lëngun e hidhur, pastaj i shpëlajmë, i thajmë mirë dhe i vendosim në një tas të madh, ku shtojmë niseshtenë. I përziejimë mirë që të mbulohen të gjithë shiritat, shtojmë erëzat, kripën, piperin, hudhrën dhe paprikën. Në fund shtojmë vajin dhe farat e susamit. Shtrijmë shiritat në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25-30 minuta. Patëllxhanët i shërbejmë me një salcë me bazë kos ose tahini me limon e hudhër.
Komente
