Receta

Patëllxhanë të skarës në vaj e spec djegës nga zonja Albana

9 Janar, 11:47| Përditesimi: 9 Janar, 11:48

  • Share

Patëllxhanë të skarës në vaj e spec djegës

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj
  • 100 ml vaj për skuqje
  • 1-2 speca djegës të freskët ose të thatë
  • 2 tufa borzilok të freskët
  • Kripë e piper i zi i porsabluar

Përgatitja:

Qërojmë patëllxhanët, i presim në feta 1 cm dhe i vendosim në skarën e nxehur më parë, në temperaturë të lartë. Pjekim të gjitha fetat duke i shtypur me pirun në mënyrë që sipërfaqja të ngjisë mirë me skarën. Pas afro 30 sekondash, i kthejmë fetat, pasi patëllxhani piqet shpejt dhe nuk duhet të thahet (shpojeni lehtë me majën e thikës: nëse tuli është i butë patëllxhani është bërë). Heqim fetat nga skara dhe i  shtrojmë në një pjatancë. Në një tas bashkojmë vajin me kripën, piperin dhe specin djegës duke i rrahur me pirun. Spërkatim patëllxhanët e pjekur me vajin me spec djegës dhe i shërbejmë të ngrohta duke hedhur borzilok të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?