Patëllxhanë të skuqur me salcë domate nga zonja Albana

28 Mars 2022, 11:26| Përditesimi: 28 Mars 2022, 11:27

  • Share

Patëllxhanë të skuqur me salcë domate

Përbërësit:

4 patëllxhanë

1 lgj salcë domate

1 konserve domatesh pure

1 lgj kripë

1 qepë

3-4 thelpinj hudher

1 tufë majdanoz / borzilok

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Presim lëkurën e patëllxhanëve nje rresht po – një rresht jo. Më pas patëllxhanët i presim në kubikë dhe i skuqim në vaj të bollshëm.

Në një tigan të thellë shtojmë pak nga vaji i skuqjes së patëllxhanëve dhe kaurdisim qepën. Sapo të zbutet qepa shtojmë kripë, salcën pure të domates, salcën koncentrat dhe hudhrat. E lemë salcën të ziejë për rreth 10 minuta dhe më pas shtojmë patëllxhanët. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?