Receta

Patëllxhanë turshi nga zonja Albana

23 Korrik, 11:39| Përditesimi: 23 Korrik, 11:41

  • Share

Patëllxhanë turshi

Përbërësit:

  • 2 kg patëllxhanë të vegjël
  • 6-7 thelpinj hudhër
  • 3-4 speca të kuq të thatë ose të pjekur
  • 500 ml vaj ulliri
  • 250 ml uthull rrushi ose molle
  • 2 lugë gjelle kripë
  • Gjethe dafine
  • Piper kokërr, trumzë ose rigon

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët, i presim në copa (ose i lëmë të vegjël të plotë) dhe i kriposim me bollëk. I lëmë në një kullesë për 2-3 orë që të lëshojnë lëngun e hidhur. Më pas i shpëlajmë dhe i shtrydhim mirë. Në një tenxhere hedhim uthullën dhe pak ujë (raporti 1:1), kur të vlojë shtojmë patëllxhanët dhe i ziejmë për 4-5 minuta. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen. I shtypim pak me duar ose peshë që të nxjerrin lëngun. Mbushim kavanozët, në çdo shtresë patëllxhanësh, vendosim feta hudhre dhe copa speci të kuq. Shtojmë erëza sipas dëshirës (dafinë, piper kokërr, rigon). Bëjmë një shtypje të lehtë që të mos mbeten boshllëqe. Në fund mbushim kavanozin me vaj ulliri derisa të mbulojë plotësisht përmbajtjen. Sigurohemi që nuk ka flluska ajri (mund të përdorim një thikë të hollë për t’i nxjerrë). Mbyllim fort kavanozët dhe i ruajmë në një vend të freskët dhe të errët për të paktën 10-15 ditë para konsumit. Pas hapjes i ruajmë në frigorifer.

Këshilla nga Albana: Mund t’i pjekësh pak patëllxhanët në furrë për një shije më të thellë. Përdor speca të kuq të thatë për një nuancë të lehtë djegëse

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?