I pyetur për koordinimin me aleatët ndërkombëtarë sa i takon aksionit të zhvilluar ditën e sotme në kampin e MEK, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk ka pasur asnjë lloj koordinimi duke qenë se vendimi i gjykatës është i padiskutueshëm dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar.
“Jemi shtet i pavarur dhe në momentin që ka një vendim gjykate ajo nuk konsultohet me asgjë në botë, ai është vendim që duhet zbatuar. Nuk ka vend fare për të diskutuar me dikë apo jo. Ne zbatojmë rëndomtë edhe vendime gjykate që ndoshta vetë nuk na pëlqejnë por i zbatojmë sepse kështu është, nuk ka si të jetë ndryshe. Pas aksionit të policisë komunikimi me partnerët ne jemi me komunikim të vazhdueshëm për shumë gjëra, por lidhur me këtë nuk ka arsye. Sepse është vendim gjykate. Ndihemi të fyer në lidhje me reagimet e anëtarëve të MEK”- tha Çuçi.
Më tej ai tha se janë ndërmarrë të gjithë hapat për krijimin e një strukture profesionale të sigurisë kibernetike dhe se ky është një proces i ndërmarrë prej kohësh dhe nuk lidhet me aksionin e fundit.
Lajmi kryesor:
Kontrollet në MEK, Rrumbullaku: Revolta e muxhahedinëve e dhunshme, kur zbuluam 17 godina me servera! Çuçi: S’u prek njeri me dorë, lënduan 15 policë
B.V//ReportTv.al