Foto ilustruese

Kronikë

'Pse flet për familjen tonë'/ Babë e bir e dhunuan me grushta, 60-vjeçari godet me kaçavidë të riun në Patos

12 Qershor, 12:57| Përditesimi: 12 Qershor, 13:23

  • Share

Patos- Një zënkë për motive banale ka ndodhur mesditën e sotme në Zharrëz të bashkisë Patos. Babë e bir Dhionis Ngjeliu e Ardit Ngjeliu kanë debatuar me Dhimitër Gogën i cili po shkonte në punë, teknik elektro shtëpiakesh.

Sipas burimeve bëhet me dije se sherri ka mes të treve ka nisur pasi babë e bir pretendonin se 60-vjeçari bënte thashetheme për familjen e tyre. Situata ka agravuar deri në grushte, ndërsa Dhimitër Goga ka goditur me kaçavidë 35-vjeçarin.

Kanë qenë disa banorë të zonës ata që e kanë dërguar të riun në urgjencën e spitalit rajonal Fier ndërsa dy të tjerët janë dërguar në Komisariat.

"Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.

Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?