Kronikë

Patos/ Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kërcënoi se do ta vriste arrestohet 45-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe një kallashnikov

21 Maj, 09:08| Përditesimi: 21 Maj, 09:19

  • Share

Patos- Një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjestuesen dhe e kërcënonte se do ta vriste ka rënë në prangat e policisë së Patosit.

Në shtëpinë e Igli Rapa në fshatin Dukas, blutë gjetën edhe një kallashnikov që i arrestuari e mbante pa leje.

Arma e zjarrit me municion u sekuestrua si provë materiale.

"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?