Kronikë

Patos/ Digjet që prej ditës së djeshme fusha e mbetjeve urbane në Zharrëz! Ambientalisti: Zgjidhja e vetme groposja në dhé

22 Shtator 2021, 10:31| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 16:22

  • Share

PATOS- Prej dy ditësh, banorët e Patosit janë nën pushtetin e një tymi të dendur. Një zjarr në një kodër me ullinj ka depërtuar deri në fushën e mbetjeve duke e bërë shumë serioze situatën, kjo pasi shuarja e flakëve duket e pamundur.

Kryetari i Shoqatës për mjedisin në Zharrë, njëherazi ambientalist, Qani Rredhi thotë se e vetja rrugë zgjidhjeje është groposja në dhe e mbeturinave.

“Ne mbrëmë banorët e kanë përjetuar keq, kanë qenë nën pushtetin e një tymi, tymi ka qenë rrafsh me tymin, po punohet për shuarjen e zjarrit, por janë pa rezultat, i bëj thirrje Bashkisë së Patosit që të veprojë si Bashkia e Fierit, që t’i groposë plehrat me dhe se zjarrfikësja është e pamundur, vetëm me izolim me dhe, rrugë tjetër nuk ka. Ne jemi një fshat shumë i ndodur nga gazrat, na duhet dhe një tym, ishte dje kryetarja e Bashkisë, u bë pjesë e shqetësimit", tha ai. 

Kjo nuk është hera e parë që Fieri përjeton një situatë të tillë si pasojë e zjarreve. Më herët, u përfshinë nga flakët disa vatra në fushën e mbetjeve që "mbytën" qytetin me tym prej 5 ditësh duke shkarkuar një emergjencë mjedisore. Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi tha se nuk më depozitim mbetjesh në fusha, por do të transportohen në incenerator.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?