Sociale

Patos/ Dyndje në Postë për pensionin dhe bonusin e fundvitit, të moshuarit: Duhen më shumë sportele dhe pika, situatë kaotike!

30 Dhjetor 2024, 10:43| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 11:44

  • Share

Patos- Vetëm një ditë para ndërrimit të viteve, pensionistët e Patosit janë dyndur në sportelet e Postës, për të tërhequr pensionin dhe bonusin e fundvitit. 

Ata shprehen tepër të indinjuar për fluksin e krijuar në të vetmen pikë të shpërndarjes së pensioneve, teksa theksojnë se është një situatë e përsëritur. 

“Kemi dorëzuar kartat e identitetit prej ditësh dhe ende nuk po mundemi të tërheqim lekët”, thonë të moshuarit, ndërsa shprehen njëherazi se pritja për orë të tëra për ta është e pamundur, sepse mezi qëndrojnë në këmbë. 

“Mund edhe të mos i marr dot lekët, është shprehur një e moshuar, por unë kam fëmijët në emigracion dhe do më ndihmojnë, por të tjerët si do ia dalin të festojnë?” 

Ndërsa një pensionist i ardhur nga Athina pohon se vonesa në tërheqjen e lekëve i ndryshoi tërësisht planet për fundviti. 

“Duhen më shumë sportele ka pohuar ai, pasi një situatë e tillë kaotike është e papranueshme dhe vetëm në Shqipëri ndodh”. 

Ndërkohë, në sportelet e Postës në Patos tërheqin pensionin jo vetëm pensionistët e qytetit, por edhe të fshatrave, ndërsa sipas tyre gjatë këtyre ditëve Posta nuk ka pasur para në dispozicion. 

Përballë kësaj situate ata kanë kërkuar njëzëri jo vetëm shtim të sporteleve , por edhe më shumë pika të tërheqjes së pensioneve.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?