Kronikë

Patos, pylli me pisha në fshatin Gjorgoz përfshihet nga flakët! Era favorizon përhapjen e zjarrit (VIDEO)

15 Mars, 12:02| Përditesimi: 15 Mars, 12:48

  • Share

Patos- Një zjarr masiv ka rënë paraditen e sotme në pyllin me pisha në Gjorgoz. Flakët iu janë afruar edhe tokave të mbjella me ullinj, ndërsa fatmirësisht banesat nuk rrezikohen.

Burime për Report TV bëjnë me dije se në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e zjarrit i cili është favorizuar nga era e fortë duke krijuar vatra të reja.

Pëe shkak të terrenit të vështirë forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?