Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagosen 3 familjarët! Transportohen me urgjencë në QSUT, fqinjët: Vajza e çiftit ka pësuar më shumë djegie

29 Maj 2023, 10:07| Përditesimi: 29 Maj 2023, 14:25

  • Share

Tre anëtarë të një familjeje në fshatin Grizë të Patosit u plagosen si pasojë shpërthimit të bombolës së gazit në banesë.

Fqinjët e tyre thanë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe më shpejtësi kanë vrapuar tek banesa e tyre për tu ardhur në ndihmë. Vajza e çiftit ka marrë plagë të shumta.

“Unë e kam shtëpinë pak më larg. Dëgjova zhurmën e madhe…shpërthimin. Dëgjova zhurmë që po qanin. E kam kunat. U mblodhën njerëzit. Çfarë të shikonim: gjak nga fytyra dhe gjak nga duart. Vajza është djegur më shumë. Bombola ka qenë nga jashtë shtëpisë. Erdhi Policia dhe ambulanca menjëherë se i lajmëruam.”, thanë fqinjët.

Të plagosur mbetën Fatmir Saliaj, Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja, të cilët u transportuan me urgjencë në pavionin e djegies-plastikës pranë QSUT.

 

Ora 10:43
Rrjedhja e bombolës së gazit në një banesë në Patos, banorët: Dëgjuam zhurmën! Kur u mblodhëm pamë që familjarët ishin të gjakosur në fytyrë

 

Banorët pranë banesës ku pati rrjedhje të bombolës së gazit në Patos kanë treguar zhurmën e madhe që dëgjuan dhe kur u afruan panë familjarët e gjakosur.

“E kam shtëpinë 100 metra larg. Dëgjova zhurmën e madhe, se kush ma hapi nga këta nuk e di. Dëgjova që po qanin, i thashë o burrë është te Fatmiri se e kam kunat, e kam vëlla. U mblodhëm ne, çfarë të shihje, gjak nga fytyra, gjak të vrarë. Është ballkon përjashtë, bomba ka qenë nga jashtë. Vajza është më keq.

Dëgjova një zhurmë, e madhe. Më vonë, çerek ore më thotë një shok, plasi bomba. I morën i çuan me urgjencë në spital”, thanë banorët.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?