Kronikë
Top 24

Patos/ Zjarr në një kodër ullishte, rrezikohen banesat (VIDEO)

28 Korrik 2019, 17:28| Përditesimi: 28 Korrik 2019, 17:42

  • Share

PATOS- Një kodër me ullishte është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Ruzhdije të Patosit.

Mësohet se të ndihmuar nga era, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik edhe banesat që janë aty pranë. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrin, e ndërsa gazetari i Report Tv Kristaq Thano sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një pjesë e mirë e ullishteve janë shkrumbuar nga zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ku po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Në një prononcim për Report Tv, shefi i zjarrfikëses, Alket Halimi, zjarri po vihet në kontroll, për të mos prekur banesat aty pranë.

Banesa e rrezikuar nga flakët

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?