Kronikë

Patos/ Zjarri përpin pyllin me pisha dhjetëravjeçare, era favorizon flakët, terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave! (VIDEO)

6 Gusht, 17:42| Përditesimi: 6 Gusht, 17:46

  • Share

Patos- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos.

Sipas burimeve të informacionit nga banorë të fshatit dhe zjarrfikës, era po ndihmon flakët, ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, dhe ndërhyrja është e pamundur. Po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.

Për momentin flakët po avancojnë të favorizuara nga era. Ky pyll u dogj afro 3 vjet më parë, ndërsa për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit, pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?