Astrit Patozi kryetar i Bindjes Demokratike

Patozi: Bindja Demokratike synon të jetë forcë përcaktuese në qeverisje pas zgjedhjeve të 25 prillit

18 Mars 2021, 19:27| Përditesimi: 18 Mars 2021, 19:30

  • Share

Partia Bindja Demokratike synon që të jetë forcë përcaktuese në qeverisje. Këtë synim, Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, e shpalosi në hapjen e fushatës dhe prezantimin e 36 kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.

Sipas Patozit, kjo forcë synon ndryshimin e vërtetë dhe jo thjesht rotacionin te pushtetit. Astrit Patozi ka çelur fushatën elektorale në Tiranë, si dhe ka prezantuar 36 kandidatët e Bindjes Demokratike për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Patozi u shpreh se Bindja Demokratike synon të jetë forcë përcaktuese në qeverisjen e ardhshme, për të realizuar ndryshimin e shumëpritur dhe jo thjesht rotacionin e pushtetit.

Patozi tha se u pritshmëritë e Bindjes Demokratike nuk janë për të fituar një apo dy mandate, por për të marrë më shumë se dy mandate dhe sipas tij kjo nuk është aspak e vështirë, sepse kandidatët kanë potencialin dhe vullnetin e duhur.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?