Politikë

Patozi i 'përvishet' Bashës: S’e luan topi që peshku nga koka qelbet, po kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës

13 Korrik 2021, 16:27| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 19:22

  • Share

1619541998_AstritPatozi.png

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka thumbuar kreun e PD Lulzim Basha i cili tha se kryeministri Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi sot me ministrat, pranoi se "qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion". "Peshku qelbet nga koka", tha Basha.

Patozi shkruan se kjo vlen për të gjithë "peshqit", ndërsa nënvizon se sipas tij kur bie fjala te "pellgu" i Bashës, fajin e kanë "cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës", referuar këtu akuzave ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit Eduart Kapri. "Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo?", shkruan Patozi, duke i drejtuar këtë pyetje ironike Bashës.

"Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut. Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës.

Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës. Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. Dhe do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen", shkruan Patozi në postimin e tij.


Lajmi kryesor:

Mbledhja e Ramës me ministrat, Basha: Pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion! Peshku qelbet nga koka


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?