Astrit Patozi

Patozi mesazh të fortë shqiptarëve pas eliminimit të Argjentinës, bën një krahasim me zgjedhjet në vendin tonë

30 Qershor 2018, 22:53| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 23:12

  • Share

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, ka komentuar skualifikimin e Argjentinës nga Botërori 2018 nga Franca, teksa ka bërë një krahasim me zgjedhjet në Shqipëri.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Patozi shkruan se ka histeri te ne për skuadrat e mëdha që eliminohen nga botërori, ndërsa shton se nuk kujtohet thuajse asnjë për ata që fitojnë.

Sipas ish-deputetit, e njëjta gjë ndodh edhe me zgjedhjet, ku shqiptarët shkojnë për të votuar kundër dhe jo për të vlerësuar e respektuar më të mirin.

NGJASHMËRIA E BOTËRORIT ME ZGJEDHJET. Vini re çfarë histerie ka tek ne për skuadrat e mëdha që eleminohen nga botërori. Një gëzim i habitshëm ky, sepse pothuajse nuk kujtohet njeri fare për ata që fitojnë kundër tyre.

Pak a shumë kështu na ndodh edhe me zgjedhjet, në të cilat shkojmë kryesisht për të votuar kundër dhe jo për të vlerësuar dhe respektuar më të mirin. Ndaj edhe punët na shkojnë njësoj si ata që humbasin shumë kohë përpara se të nisin boterorët. Sepse dimë vetëm se çfarë urrejmë, por jo se çfarë duam.

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi


(Postimi i Astrit Patozit)

Komento

Komente

  • bledi: 01/07/2018 00:12

    njelloj je si PD kriminel por te nxori bo kshu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?