Pa kaluar disa nga betimi i Qeverisë së Re në Presidencë duke marrë kështu zyrtarisht detyrën, Kryeministrin Rama e kanë uruar menjëherë krerët e ambasadave më të rëndësishme në vend si dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi.
Ky 'sinkronizim' ndërkombëtarësh për ta uruar Ramën, për politikanin Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindjes Demokratike, është një tregues i qartë se në ç'gjendje i kanë shkaktuar opozitës sot treshja Basha-Berisha-Meta.
"Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie, me çfarë sinkronizimi dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re të gjithë aleatët strategjikë të Shqipërisë. Dhe të mendosh që është i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017, madje me një mal mëkatesh më shumë se atëherë, kur u betua për herë të parë si shef i ekzekutivit të këtij vendi", ka shkruar Patozi.
Ta vune shkelmin te nxorren jashte si qen rrugesh qe edhe me particken qe krijove nuk nxorre asnje deputet tani leh ham ham ham o Patok.
Përgjigju