Astrit Patozi

Politikë

Patozi: Ndryshimi nuk vjen nga ata që gulçojnë nga mbipesha e pushtetit! Në 25 prillit zgjidhja është alternativa e tretë

4 Shkurt 2021, 13:12| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 13:15

  • Share

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetin e tij social i ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të votojnë për një alternativ të tretë si të vetmen mundësi për të qetësuar sadopak epshet e syskuqurve në të dy krahët.

Ai shkruan se ndryshimi nuk mund të vijë prej atyre që gulçojnë të kërrusur nga mbipesha e pushtetit, duke u përpjekur për ta mbajtur atë me thonj e me dhëmbë, por vjen nga një alternativ e tretë.

“Voto bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill!”, shkruan Patozi në fund.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?